Nitaj ka dy fjalë pas Kuvendit të Punës në AAK

Aktuale

Nitaj ka dy fjalë pas Kuvendit të Punës në AAK

Nga: Z.B Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:29
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur kuvendin e punës, ku ka njoftuar se ka përfunduar punimet në këtë Kuvend.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, kanë diskutuar për ndryshimet në statutin e partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sloganin e ri të partisë.

“Ne guxojmë me krijue” është slogani i AAK-së, propozim ky i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se AAK është e përcaktuar të guxoj për shtet dhe për ekonomi të tregut e kundër monopoleve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se Aleanca është e përcaktuar të guxojë të ngjitet në majën e organizimit politik në Kosovë.

Postimi i plotë:

NGA KUVENDI I PUNËS I AAK

Aleanca është përcaktuar me guxu për shtet;
për ekonomi të tregut e kundër monopoleve,
për ligj e kundër krimit e korrupsionit;
për mundësi të barabarta e kundër favorizimeve!

Aleanca është përcaktuar me guxu me u hapë për vlera e njerëz të ri; për rregulla strikte e parime të larta etike e morale në Parti;
Aleanca është përcaktuar për me guxu të ngjitet në majën e organizimit politik në Kosovë!

Rruga nuk është aspak e lehtë por ajo sot është përcaktu “Me guxu”!
Na priftë e mbara!MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat