Haradinaj në Paris për liberalizim të vizave, me taksën thonë se është forcuar shtetësia

Aktuale

Haradinaj në Paris për liberalizim të vizave, me taksën thonë se është forcuar shtetësia

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:32
Ramush Haradinaj

Taksën ndaj mallrave serbe e boshnjake dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës, i ka cilësuar si ndër vendimet më të rëndësishme të qeverisë së tij, kryeministri Ramush Haradinaj.

Duke folur në Kuvendin e punës së AAK-së, ai tha se me taksën, Kosova e ka forcuar shtetësinë e vet.

“Me taksën 100 për qind, i treguam botës që jemi të zot të vetvetes dhe nuk lejojmë as Serbinë e as asnjë shtet tjetër ta rrezikojë Kosovën. I përmbushëm kriteret e liberalizimit të vizave dhe presim që të merret vendimi ashtu siç na tha po Gjermania. Sot udhëtoj për në Paris, ku do të kem takime vetëm për këtë temë, se Kosova është gati dhe e ka kryer punën e vet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur edhe projekte tjera infrastrukturore, të cilat tha se qeveria e tij i ka çuar përpara.

Duke folur për bisedimet me Serbinë, Haradinaj tha se pret një kornizë-marrëveshje përfundimtare, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kurse, sipas nënkryetarit të AAK-së, Ardian Gjini, AAK-ja është e gatshme dhe do të dalë e para, jo vetëm në zgjedhjet nacionale, por edhe në ato lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat