Haradinaj sot niset për në Francë, ja për çfarë do të flas atje

Aktuale

Haradinaj sot niset për në Francë, ja për çfarë do të flas atje

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së nesërme do të shkojë në Francë ku do të loboj për liberalizimin e vizave.

Kështu tha para disa ditësh vet Haradinaj në një shkrim në Facebook. E sot gjatë Kuvendit të Punës së partisë që ai udhëheqë, AAK-së, tha se taksa ndaj mallrave serbe e boshnjake dhe krijimi i ushtrisë së Kosovës, janë ndër vendimet më të rëndësishme të qeverisë së tij.

“Janë disa momente kyçe që e bëjnë politikën tonë të qëndrueshme madje edhe historike. Ne e kemi përmbyllur periudhën e sigurisë duke i dhënë mandat mbrojtës Ushtrisë së Kosovës, tash Kosova e ka ushtrinë e vet. Ne arritëm ta delegjetimojmë idenë e korrigjimit të kufijve që në thelb e hidhte poshtë vendimin e GjND-së dhe pakon e Ahtisarit, duke suspenduar Kushtetutën tonë e që realisht do të rezultonte edhe shpërbërjen e shtetit të Kosovës”, tha Haradinaj.

Se do të udhëtojë gjatë ditës për në Paris, Haradinaj e tha edhe sot ku shtoi se gjithë takimet do të jenë vetëm për liberalizimin e vizave dhe jo me taksën.

“Me taksën 100 përqind i treguam botës që jemi të zot të vetvetes dhe nuk lejojmë as Serbinë, e as një shtet tjetër ta rrezikojë Kosovën. I përmbushëm kriteret e liberalizimit të vizave dhe presim që të merr vendimin ashtu siç na tha po Gjermania, sot udhëtoj për Paris ku do të kem takime vetëm për këtë temë, se Kosova është gati e ka kryer punën e vet”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndryshe, në këtë Kuvend të Punës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka ndryshuar disa pika të statutit të partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodin e Etikës dhe platformën e zhvillimit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat