Kadaj-Bujupi flet pas përfundimit të Kuvendit të Punës në AAK

Aktuale

Kadaj-Bujupi flet pas përfundimit të Kuvendit të Punës në AAK

Nga: Z.B Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur kuvendin e punës, ku ka njoftuar se ka përfunduar punimet në këtë Kuvend.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka përfunduar me sukses punimet në Kuvendin e Punës, përcjell “Bota sot”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka shkruar se mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.

Postimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i përfundoi me sukses punimet në Kuvendin e Punës.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.

Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe slloganin e Partisë, që ishte propozim i Kryetarit z. Ramush Haradinaj, ‘’Ne guxojmë me krijue”!

Kuvendi ka qenë pjesë e agjendes së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat