Bekim Jashari posedon tri vetura, në vlerën 66 mijë euro - Bota Sot
Bekim Jashari posedon tri vetura, në vlerën 66 mijë euro

Aktuale

Bekim Jashari posedon tri vetura, në vlerën 66 mijë euro

Nga: H.O. Më: 1 korrik 2019 Në ora: 07:29
Bekim Jashari

Edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i është nënshtruar procedurës së deklarimit të pasurisë, në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se posedon tokë dhe shtëpi, por që nuk u ka dhënë vlerën, ndërsa një pronë e paluajtshme për qirambajtje për 99 vite si bashkë-pronar aksionar 20%, e ka vlerësuar me mbi 12 mijë euro.

Ai ka deklaruar poashtu se posedon edhe tri vetura personale, njërën 30 mijë euro, një 20 mijë euro dhe të tretën 16 mijë euro.

Ai posedon edhe 250 mijë euro nga aksionet në kompaninë ‘Premium Group Kosova’. Jashari si para të kursyera në bank ka mbi 60 mijë euro.

Mbi 14,800 merr në vit nga paga si kryetar komunal, ndërsa 27,960 euro nga qeraja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat