Publikohen foto të rralla të kolonelit Tahir Zemaj

Aktuale

Publikohen foto të rralla të kolonelit Tahir Zemaj

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2019 Në ora: 09:19
Koloneli Tahir Zemaj

Astrit Zemaj, zëvendës ambasador i Kosovës në Berlin, ka publikuar disa fotografi të rralla të kolonelit Tahir Zemaj.

Në këto foto, koloneli Zemaj shihet i veshur me rroba të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me pjesëtarë të tjerë në bjeshkë, përcjell Bota sot.

Zemaj, pos fotografive, kolonelit i ka kushtuar edhe poezi, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Koloneli i Bjeshkëve t'bardha

Vjen ushtria rënda - rënda;

N'ballë t'brigadave Tahir Zema;

Amanet e kish prej motit;

Si në kohë të Kastriotit.

Lum Shqipëri he të qofsha falë;

Në ballë t'ushtrisë po të prinë një djalë;

Në Betejë të Logjës e të Dukagjinit;

Në ballë të ushtrisë Komandant Tahiri.

Një pikë gjak mbi çdo gur të strallit;

Një plis t'bardhë për çdo lis mali.

Se nga Strellci po vijnë t'fala;

Koloneli i Bjeshkëve t'bardha

Nuk duron toka kambë t'armikut;

Priti djemt e Dukagjinit;

Nuk mban toka krajl - vojvoda;

Me mu jam djemt nga krejt Kosova.

Ty Kosovë të kemi nanë;

Në n'gji tëndin sot e mbanë një djalë.

Trim në luftë e hero në liri;

Tahir Zema të qoftë lavdi.

Astrit Zemaj 01 Korrik 2019

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat