Anton Quni merr detyrën, ja dhurata që i’a dha paraardhësi i tij Haxhi Avdyli

Aktuale

Anton Quni merr detyrën, ja dhurata që i’a dha paraardhësi i tij Haxhi Avdyli

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2019 Në ora: 11:11
Anton Quni dhe Haxhi Avdyli

Antoni Quni sot pranoi detyrën e re prej kryetari nga paraardhësi i tij Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pata nderin  që heroit të gjallë të Koshares e ushtarit besnik të Ibrahim Rugovës t'ia dorëzoja edhe Flamurin Dardan.

Postimi në Facebbok:

Sot gjatë pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit nga unë te kryetari i ri Anton Quni, përveq vulës dhe dokumentacionit tjetër, pata kēnaqësinë që heroit të gjallë të Koshares e ushtarit besnik të Ibrahim Rugovës tia dorëzoja edhe Flamurin Dardan. I thash që po ta dorëzoj jo për ta ruajtur, sepse atë e ke ruajtur besnikërisht edhe në 1999 e deri më sot por ta valoni si prijës i ri kësaj dege. Ta valoni në fitore flamurin e ta riktheni LDK-në në piedestalin e saj . E për rikthimin e LDK-së sot më mengjes hyra si kryetar në largim e po dal vetëm si ushtar besnik i ndryshimit me LDK-në në ballë. Vazhdojmë...bashkë për LDK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat