Haradinaj nisë takimet në Francë, a do t’i bindë për vizat?

Aktuale

Haradinaj nisë takimet në Francë, a do t’i bindë për vizat?

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar dje për Paris të Francës. Sipas tij qëllimi i shkuarjes së tij në Paris është avancimi dhe përshpejtimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Haradinaj është takuar sot me deputeten e Senatit të Francës Marta de Cidrac.

Me deputeten franceze Haradinaj tha se ka biseduar për një mbështetje më aktive për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Evropë.

Postimi i Haradinajt:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, takova sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, me detyra dhe obligime të plota. Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat