Apostolova: Vendet e BE-së kanë ofruar ndihmë që të arrihet drejtësia në Kosovë

Aktuale

Apostolova: Vendet e BE-së kanë ofruar ndihmë që të arrihet drejtësia në Kosovë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:25
Nataylia Apostolova

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataylia Apostolova, ka thënë se vendet e Bashkimit Evropian i kanë ndihmuar Kosovës që të arrihet drejtësia e krimeve të kryera në luftë.

Në konferencë që po mbahet për mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale, Apostolova ka përmendur Komisionin për të mbijetuarit e dhunës seksuale, si vendim jashtëzakonisht të duhur.

“Vendet e BE’së kanë ofruar ndihmë për drejtësinë në Kosovë. Është formuar Komisioni për identifikimin e këtyre grave dhe ndihmën që ua ofron atyre. E di se Komisioni has në vështirësi, por është pozitive që tashmë keni një Komision të tillë. Është shumë mirë po ashtu që keni gra aktiviste në Kosovë që luftojnë për këtë kategori. Të gjithë duhet të luajmë rolin tonë për këtë kategori, përfshirë institucionet, familjarët e të gjithë. Ne kemi dhënë rekomandim që edhe bashkësitë fetare në Kosovë të ndihmojnë në luftimin e stigmatizimit të kësaj kategorie. Është e pamundur të dihet se nëpër çka saktësisht kanë kaluar ato, por mbështetja duhet të jetë e fuqishme”, ka thënë Apostolova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat