Milaim Zeka i përgjigjet Agron Mustafës: Biografia jote flet për rrahje të femrave

Aktuale

Milaim Zeka i përgjigjet Agron Mustafës: Biografia jote flet për rrahje të femrave

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:31
Milaim Zeka është përplasur me ish-kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është përplasur me ish-kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për hetimin e Telekomit të Kosovës.

Zeka i është kundërpërgjigjur Mustafës, i cili e akuzoi atë se kompania e tij ka marrë para nga Telekomi për reklamim.

“Krejt biografia jote flet për rrahje të femrave dhe rrahja me ‘Tarkanin’ dhe me Rexhë Gjonbalajn. Ato shantazhe që i ke ba, vazhdo bëji pas këtij institucioni. Unë s’kam pas kontratë personale por me kompaninë ‘Mozaiku’. Ti gjërat që i ki vazhdoji pas institucioneve të Kuvendit. Agjencioni Kundër Korrupsionit e trajton a ka konflikt interesi”, tha Milaim Zeka.

Mustafë kërkoi përjashtimin e Zekës nga kjo mbledhje madje, por kërkesa e tij nuk u aprovua.

“Deputeti Milaim Zeka kundërligjshëm është pjesë në këtë Komision. Milaim Zeka ka qenë pjesë kontraktuale e Telekomit, ku ka përvetësu deri 100 mijë euro. Kjo është kundër Kodit Penal të Kosovës. Deri para se të bëhet deputet, Milaim Zeka ka bërë shantazhe publike kundër meje, dhe jam intervistu nga policia dhe për këtë nuk duhet të jetë pjesë e këtij Komisioni”, tha Mustafa.

Kryetari i Komisionit hetimor, Visar Ymeri ndërhyri në këtë polemikë duke mos e lejuar të vazhdojë më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat