Deputetët votojnë sot për heqjen e monopolit në homologimin e veturave

Aktuale

Deputetët votojnë sot për heqjen e monopolit në homologimin e veturave

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 13:27
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që në orën 14:30 të votojnë rezolutën për heqjen e monopolit në homologimin e veturave.

Kjo pasi derisa gjatë seancës për Preshevën, Bujanocit, Medvegjës, ku pritej të votohej edhe rezoluta në fjalë, nuk kishte kuorum.

Për këtë, Kuvendi shkoi në pauzë, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli u ka bërë thirrje deputetëve që në orën 14:30 të jenë aty për të votuar rezolutën për heqjen e monopolit në homologimin e veturave.

Edhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, kërkoi nga deputetët që të mblidhen të gjithë për të votuar këtë rezolutë, pasi ndryshe sipas tij, nëse kjo nuk ndodhë monopoli në homologim vazhdon deri në vitin 2029.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat