Bytyqi: Të ndalojmë Serbinë të përdorë terror në sistemin arsimor në Luginë

Aktuale

Bytyqi: Të ndalojmë Serbinë të përdorë terror në sistemin arsimor në Luginë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:42
Shyqyri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës jetojnë në një terror në fushën e sistemit arsimor nga shteti serb, dhe se përmes një rezolute duhet të ndalet një gjë e tillë.

Bytyqi u shpreh se ka një numër veprimesh që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Bytyqi: Të mos lejojmë Serbinë të përdorë terror në sistemin arsimor në Luginën e Preshevës

“Serbia nuk duhet të guxohet të lejohet që të përdor terror në sistemin arsimor, sepse përmes terrorit në sistemin arsimor është duke ndodhur spastrimi etnik në heshtje. Ne sot jemi dy shtete, Kosova dhe Shqipëria dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të kemi spastrim etnik në heshtje. Ajo çka duhet është që të kemi veprime dhe jo vetëm diskutime. Veprimet duhet të jenë të dy anshme, në Kosovë dhe në Luginë. Veprimet që mund të merren në territorin e Kosovës janë shumë më të lehta se ato që shteti duhet t’i marrë për Luginën”, tha ai.

Ai tha se mund të rrisin kuotën për shkollimin e studentëve të Luginës në Kosovë, por shtoi se është shqetësuese pasi nuk dihet nëse këta të fundit do të mund të shërbejnë në Luginë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat