Shukri Buja: Isha në deti në Shqipëri kur më thirri Specialja

Aktuale

Shukri Buja: Isha në deti në Shqipëri kur më thirri Specialja

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 17:47
Shukri Buja

Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, ndërsa ka folur për thirrjen që i ka bërë Gjykata Speciale ka treguar momentin e marrjes së telefonatës.

Ai ka thënë se ka qenë në Shqipëri në plazh dhe më pas e ka pa se ka pasur një thirrje nga Gjykata Speciale.

“Më ka thirrë Prokurori dy herë isha në plazh në Shqipëri. Më pas e thirra unë, e kanë ndërpre lidhjen, më ka thirr prokurori pas 5 minutash. I kam thënë se nuk e njoh gjuhën angleze dhe tani përmes përkthyesit. Më ka falënderuar për thirrjen (që ja ka bërë) dhe ftesën e kam që të paraqitem më 17 korrik nga Gjykata Speciale. Ka kërkuar (Prokurori) informacione a kam pasaporta, më kanë tregu se ndihmojnë për pasaportë dhe për vizë dhe për këtë (vizën) i falënderoi se ka 3 vite që nuk e kam vizën për shkak të ndjekjes nga Serbia”, ka deklaruar Buja në T7.

Buja më tej ka thënë se Prokurori Special e ka njoftuar se do të jetë i dyshuar.
“Më ka njoftuar se jam për t’u intervistuar si i dyshuar. Në shkresën e tretë thuhet se do të intervistoheni për një krim ose me shumë që kanë ndodhur gjatë luftës”, ka pohuar Buja.

Ai ka thënë se ende nuk ka gjetur avokat sepse shteti nuk e mbulon këtë, ndërsa ka pohuar se çmimet për avokat janë tejet të mëdha.

“Do ta prentendoj ta kem avokatin më të mirë por sa do t’ia arrije nuk e di”, ka deklaruar Buja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat