Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim të specializuar policor me Francën

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim të specializuar policor me Francën

Nga: Z.B Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:24
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, të cilit i ka kërkuar mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave dhe kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të specializuar policor, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se gjatë këtij takimi ka theksuar se Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë mundësi më shumë.

Postimi i plotë:

Me ministrin Castaner për përkrahjen franceze për lëvizje të lirë dhe nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim të specializuar policor!

Në takim me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, kërkova mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave, si një hap tejet të rëndësishëm për vendin. Në këtë frymë, bashkë nënshkruam edhe letrën e qëllimit të mirë, për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe migrimin ilegal.

Theksova se Kosova është palë serioze për partneritet dhe se me lëvizjen e lirë, vendet europiane fitojnë mundësi më shumë. Ministrin Castaner e njoftova edhe për të arriturat në vendin tonë, përkushtimin e Qeverisë në forcimin e rendit dhe ligjit, luftimin e terrorizmit, dhe synimin e Kosovës për t’u integruar në BE dhe në NATO.

Falënderova ministrin Castaner për ndihmën e vazhdueshme që Franca i ka dhënë vendit tonë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike dhe në këtë fazë të rëndësishme të konsolidimit ndërkombëtar të vendit, partneriteti i shtetit mik vazhdon të jetë i nevojshëm.

Kosova i plotëson kushtet dhe Franca është partneri kryesor drejt përgjigjes finale për lëvizje të lirë.RH
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat