“Nuk kam plumba për shqiptarët”

Aktuale

“Nuk kam plumba për shqiptarët”

Nga: N.H Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:03
Tahir Zemaj

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi e rrallë e kolonel Tahir Zemajt. Kjo fotografi është shpërndarë nga faqja “Tahir Zemaj”, e cila menaxhohet nga familja e të ndjerit.

Së bashku më fotografinë e rrallë, është edhe një deklaratë e shkurtër e Zemajt, i cili gjatë kohës së luftës kishte deklaruar se, “nuk ka plumba për shqiptarët”.

Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003 bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.

Tashmë janë bërë 16 vjet nga vrasja ish zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, (FARK), Tahir Zemaj.

Vrasja e Tahir, Enis e Hasan Zemajt mbetet ende e pazbardhur, të cilët u vranë në kohë paqeje, gjegjësisht pas përfundimit të luftës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat