Paralajmëron Milaim Zeka: Këto skena të veriut kanë me na kushtu shtrenjtë, mos provokoni luftë qytetare

Aktuale

Paralajmëron Milaim Zeka: Këto skena të veriut kanë me na kushtu shtrenjtë, mos provokoni luftë qytetare

Nga: N.H Më: 1 korrik 2019 Në ora: 22:33
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili sapo ka krijuar edhe partinë e tij që e ka emëruar Partia Euroatlantike e Kosovës, përmes një shkrimi në facebook ka kritikuar lidershipin e Kosovës.

Zeka në postimin e tij përmendi edhe situatën që u krijua në Veri të vendit ku po inskenohet një e ashtuquajtur “krizë humanitare”.

Deputeti Zeka shprehte se Kosovës do t’i kushtoj shumë shtrenjtë kjo gjë, e këtë do ta paguajnë vetëm qytetarët e vendit.

Ja shkrimi i tij:

Po luajme me veten sikur me 2004

Lidershipi i Kosoves po tallet me shtetin e ndertuar ne menyren me te keqe. Po tallen ma shume me shqiptare se sa me serbe. Skenat e veriut te Mitrovices dhe enklavave serbe, shtrenjte kane per t’i paguar qytetaret e Kosoves. Keta lider politik po e izolojne ne extrem Kosoven, po edhe po provokojne lufte qytetare.

Ambasadate e huaja ne Kosove jane te shokuara nga mungesa totale e pergjegjesise te lidereve tane. Kush ne fije nuk po na bjen. Çmimi ka me qene teper i larte. Taxa po petforet vetem per vota dhe propogande patriotike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat