Ja sa ngacmime seksuale ndodhën në Kosovë për pesë muaj

Aktuale

Ja sa ngacmime seksuale ndodhën në Kosovë për pesë muaj

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Rastet e dhunës seksuale në Kosovë janë të shpeshta. Vetëm në javën e fundit kanë ndodhur tri raste të cilat janë paraqitur në polici.

Rasti i fundit kishte ndodhur në Rahovec, ku një vajzë e moshës së mitur kishte raportuar në polici se ishte dhunuar. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person.

Po ashtu, ditë më parë një tjetër rast dhunimi ishte regjistruar edhe në Prishtinë, ku për këtë rast policia kishte arrestuar një të dyshuar.

Ndërsa, në komunën e Obiliqit, më 23 qershor ishte zhdukur një person në ora 11:00. Siç kishte njoftuar policia, dyshohet se viktima ishte dhunuar, kurse edhe për këtë rast policia ka arrestuar një person.

Policia e Kosovës për lajmi.net ka thënë se në pesë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar katër raste të ngacmimeve seksuale, ku sipas policisë rastet janë paraqitur në shkolla dhe në afërsi të tyre.

Po ashtu në Policinë e Kosovës thonë për lajmi.net se duke u bazuar në detyrat dhe autorizimet policore që dalin nga ligji i policisë merren me të gjitha rastet e raportuar që kanë të bëjnë me vepra penale kundër integritetit seksual të specifikuara sipas Kodit Penal të Republikës.

Në këtë kontekst hyjnë edhe rastet e raportuara për veprat penale kundër integritetit seksual ku përfshihen abuzimet seksuale etj.

“Ne kemi në kuadër të policisë njësi relevante dhe zyrtarë të trajnuar mirë për trajtimin dhe hetimin e fushave specifike duke përfshirë këtu edhe trajtimin e rasteve apo veprave penale që kanë të bëjnë me integritetin seksual. Policia e Kosovës për çdo rast të raportuar ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore duke bashkëpunuar ngushtë me personat përgjegjës për viktimat, qendrat për punë sociale, prokurorinë dhe akterët tjerë relevant të involvuar duke kryer intervistimet dhe hetimet e nevojshme për kompletimin dhe adresimin e rasteve tek organet kompetente për vendime të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat