Fahri Osmani tregon se a do të bëhet Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Aktuale

Fahri Osmani tregon se a do të bëhet Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 00:58
Fahri Osmani

Gjatë orëve të fundit mediumet e ndryshme kanë raportuar se Fahri Osmani do të jetë ministër i ardhshëm i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Megjithatë sipas tij kjo ende nuk është zyrtare edhe pse e pranon që kjo mund të ndodhë.

“Unë jam një prej kandidatëve të mundshëm për ministër të Ministrisë për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Kam dëgju që është laku emri im nëpër media, mirëpo unë ende zyrtarisht nuk jam takuar me shefin e Partisë” deklaroi Osmani.

Nëse ky lajm zyrtarizohet, Osmani do të bëhej ministri i parë nga zona e Llapit në Qeverinë e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat