Veseli: Deklarata Kushtetuese 2 Korriku, moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri

Aktuale

Veseli: Deklarata Kushtetuese 2 Korriku, moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri

Nga: A.SH Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:26
Foto

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, me rastin e 29 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut ka thënë se kjo deklaratë është një moment kthese në rrugëtimin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe dhe bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë.

Postimi në Facebook:

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi. Sot pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Së bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë. Respekt dhe nderim vendosmërisë historike të delegatëve të 2 Korrikut.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat