Berisha kujton deklaratën e 2 korrikut 1990: Dita e Parë e Shtetit të Kosovës

Aktuale

Berisha kujton deklaratën e 2 korrikut 1990: Dita e Parë e Shtetit të Kosovës

Nga: Z.B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:54
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha ka kujtuar deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ai thotë se për të është Dita e Parë e Shtetit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Tutje, Berisha ka shkruar se rëndësi tjetër e kësaj deklarata është gjithëpërfshirja, sipas tij, nuk ishte as ngjyrim politik, as protagonizëm individual por përkushtim për të drejtën e shqiptarëve.

“Deklarata e 2 Korrikut ishte pergjigjja e shqiptareve per padrejtesite e bera nje shekull me pare ndaj nesh, ishte klithma jone per Perendimin, se eksperimentet e sllavo-komunizmit mund te vazhdojne, por pa ne shqiptaret”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, per mua ka qene dhe mbetet Dita e Pare e Shtetit te Kosoves. Qe nga ajo dite, ne e kemi ndjere shtetin dhe rruga e vazhduar ka qene domosdoshmeria e çlirimit te Kosovës, perpjekje e cila me forma te ndryshme zgjati nje dekade.
Rendesia tjeter e jashtezakonshme e kesaj Deklarate, ishte gjithperfshirja. Nuk kishte as ngjyrim politik, as protagonizem individual por perkushtim per te drejten e shqiptareve dhe komuniteteve per te jetuar ne shtetin e tyre si proces i dezintegrimit te ish Jugosllavise komuniste.
Deklarata e 2 Korrikut ishte pergjigjja e shqiptareve per padrejtesite e bera nje shekull me pare ndaj nesh, ishte klithma jone per Perendimin, se eksperimentet e sllavo-komunizmit mund te vazhdojne, por pa ne shqiptaret.
Sot, duhet t’i kujtome me respektin me te madhë te gjithe ata/o qe u angazhuan per arritjen e nje akti te tille madhor.
Ne nje te ardhme, besoj jo te larget, kur gjerat te bien ne vendin e vet, sigurisht qe kjo Datë do te zyrtarizohet si Dita e Shtetesise se Kosoves!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat