Gjykata e Apelit merr vendim për Limajn, Shalën dhe të tjerët

Aktuale

Gjykata e Apelit merr vendim për Limajn, Shalën dhe të tjerët

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 10:47
Gjykata e Apelit merr vendim për Limajn, Shalën dhe të tjerët

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve në “rastin e MTPT-së”.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 30.05.2018,  është vërtetuar. 

Ish ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, Endrit Shala (tani ministër i MTI-së),  Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku dhe F.Z., dhe Florim Zuka, akuzoheshin nga Prokuroria për shkak te veprave penale  nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar,  shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorimi i autorizimeve ne ekonomi, dhe  vepra tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale. 

“Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejte ligjin penal, si dhe e ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë te plotë gjendjen faktike”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat