Hashim Thaçi po feston, Frashër Krasniqi zbulon arsyen e “gëzimit” të presidentit

Aktuale

Hashim Thaçi po feston, Frashër Krasniqi zbulon arsyen e “gëzimit” të presidentit

Nga: N.Sh Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:52
Hashim Thaçi

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po feston fitoren e tij, pasi ligji i PSD-së për dialogun ra poshtë.

Sipas tij, PSD-ja e bëri këtë ligj që e kufizonte Thaçin në dialog, kurse opozita për inati dhe nga lakmia e xhelozia e dërguan në Gjykatën Kushtetuese.

E pas kësaj, ai ligj ra poshtë, ndërsa shton se shumë u gëzuan pas kësaj. E këtij gëzimi po i bashkëngjitet edhe Thaçi sepse e kishte pengesë.

“PSD bëri ligj që e kufizon Thaçin. Subjektet e opozitës, nga inati, lakmia e xhelozia e dërguan ligjin në kushtetuese.

Ligji i PSD-së për dialogun ra poshtë. Shumë u gëzuan dhe e festuan si fitore. I fundit prej tyre, që po e feston këtë fitore është pikërisht Hashim Thaçi. Sepse ligjin e kishte pengesë. Kurse sot më s'e ka.

Çfarë strategjie efikase opozitare :)”, shkruan Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat