Limaj u shpreh mirënjohje delegatëve të cilët miratuan deklaratën kushtetuese të dy korrikut të vitit 1990

Aktuale

Limaj u shpreh mirënjohje delegatëve të cilët miratuan deklaratën kushtetuese të dy korrikut të vitit 1990

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 11:58
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se më 2 korrik të vitit 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës – Konfederatës së Jugosllavisë.

Limaj ka thënë se kjo deklaratë është akt themeltar i shtetësisë së Kosovës, ngase buroi nga vullneti sublik i popullit shqiptarë të Kosovës. Kryetari i Nismës i ka shprehur mirënjohje delegatëve të legjislaturës së vitit 1990, të cilët me akti e tyre kryen një obligim moral, kushtetues e kombetarë. 29 vjet më parë, pikërisht më 2 korrik të vitit 1990, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës – Konfederatës së Jugosllavisë.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 është akt themeltar i shtetësisë së Kosovës, ngase buroi nga vullneti sublim i popullit shqiptar të Kosovës. Deklarata Kushtetuese ka hyrë dhe ka mbetur në historinë tonë, si akt i rëndësishëm ngase delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, e miratuan në rrethana tepër të jashtëzakonshme. Mirënjohës delegatëve të legjislaturës së vitit 1990, të cilët me aktin e tyre kryen një obligim moral, kushtetues e kombëtar. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat