Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale

Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 12:51
Mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit në të cilën ishin paraparë ët shqyrtohen rreth 70 pika të rendit të ditës, ka dështuar pas bojkotimit të saj nga përfaqësues të LDK-së dhe VV-së.

Kryesuesi I kësaj mbledhje, Xhavit Haliti tha se opozita në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nuk po dëshirojnë t’i kryejnë detyrat e tyre.

Haliti theksoi se deputetët janë të obliguar që t’i kryejnë detyrat e veta.

Haliti: Përfaqësues të LDK-së dhe VV-së vepruan në kundërshtim me Kushtetutën

“Ata dhe secili deputet dhe secili anëtar I kryesisë është I obliguar që t’i kryej detyrat e veta, sepse edhe për atë paguhet. Sot e panë që nuk ka shumicë absolute dhe për një anëtarë të kryesisë mund të prishej kuorumi, përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike lëshuan mbledhjen duke lënë mbledhjen me vetëm tre anëtarë të kryesisë që nuk pati mundësi me marrë vendim. Ne po shqyrtojmë mundësinë e mbajtjes së seancës ditën e enjte në orën 10:00 për vazhdimin e seancave të pa përfunduara dhe do të përpiqemi që maksimalisht si koalicion i GP-ve në përputhje me Kushtetutën e  Kosovës t’i kryejmë detyrat tona që na i ngarkon ajo”, deklaroi Haliti. 

Anëtari i Kryesisë nga LDK, Avdullah Hoti tha se nga shtatori i vitit të kaluar të gjitha pikat e diskutuara nëpër të gjitha seancat janë paraparë tash në një seancë maratonike që mund të zgjasë dy javë për t’i përfunduar.

Andaj, sipas tij, qëndrimi i GP të LDK-së është se nuk ka kuptim të thirren seancat e tilla, ngase koalicioni PAN ka kohë që ka humbur legjitimitetin e qeverisjes, në veçanti tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Hoti shtoj se për të dalë nga kriza institucionale duhet të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve.

Hoti: Të dakordohemi për datën e zgjedhjeve

“Ky koalicion i pakicës nuk janë duke kuptuar që s’mund ta mbajnë vendin peng. Nuk mund të ftohen seanca te kuvendit, ndërkohë që nga shtatori I vitit të kaluar të gjitha pikat e diskutuara nëpër të gjitha seancat janë tash në një seancë maratonike që mund të zgjasë një javë ose dy për t’u kryer. Ne shprehëm qëndrimin e Grupit tonë parlamentar që nuk ka kuptim të thirren seancat e tilla, ngase këta njerëz ka kohë që kanë humbur legjitimitetin e qeverisjes në veçanti tash pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjitha veprimet për dy vjet gati të presidentit, të ekipit negociator të qeverisë kanë përbërë shkelje të Kushtetutës. Ne shprehim qëndrimin që jemi të gatshëm të ulemi vetëm për një gjë, të dakordohemi me ta sesi të nxjerrët vendi nga kriza institucionale në të cilën është dhe di sesi dilet prej kësaj krize, duke u ul për vendosjen e datës së zgjedhjeve”, theksoi Hoti.

Ndërsa, Albulena Haxhiu nga VV tha se opozita e lëshoi mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për shkak të arrogancës të përfaqësuesit të pakicës ose PAN.

Haxhiu theksoi se VV është e gatshme për rrëzimin e qeverisë

Haxhiu: VV e gatshme për rrëzimin e qeverisë

“Në një vend ku kuvendi është jo funksional ku janë grumbulluar deri në 50 pika dhe që presin që nga shtatori për t’u votuar dhe në një vend ku kemi një qeveri të pakicës dhe një qeveri e vendimeve korruptive si dhe një vend ku presidenti e shkel Kushtetutën, ku qeveria e shkel kushtetutën si dhe kuvendi shkel kushtetutën siç u dëshmua edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, zgjidhja e vetëm janë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Lëvizja Vetëvendosje, qysh nesër është që qysh nesër të dorëzohet mocioni për rrëzimin e qeverisë pavarësisht faktit se a I kemi apo jo 61 firma të vendosura në mocionin për rrëzimin e qeverisë, sepse nuk mund të vazhdoj tutje në këto rrethana. Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të dal nga situate e krijuar dhe për të dalë nga ky kaos që përgjegjëse kryesore për këtë është Qeveria e Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Shqipe Pantina nga PSD ka dorëzuar nënshkrimet për mocionin e rrëzimit të qeverisë dhe tha se PSD i ka të gatshme 12 nënshkrime.

Pantina tha se në mbledhjen e Kryesisë ka kërkuar që derisa të sigurohen 61 vota për rrëzimin e Qeverisë, të mbahen seancat e rregullta me jo më shumë se 10 pika të rendit të ditës.

Panitina: Kemi kërkuar që seancat të jenë të rregullta me jo më shumë se 10 pika

“Partia Social Demokrate i ka dorëzuar nënshkrimet e për mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe kurdo që mocioni të vjen në seancë do të kenë edhe 12 vota për rrëzimin e kësaj Qeverie. Megjithatë, derisa ne t’i sigurojmë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë mendojmë se di deputet duhet ta mbikëqyrim dhe kontrollojmë punën e Qeverisë, sepse janë ndërmarrë një varg vendimesh të dëmshme dhe një varg veprimesh tjera të qeverisë, të cila ne si kuvend dhe deputet nuk kemi mundur të kërkojmë llogari për to. Prandaj, ne derisa të vjen momenti t’i sigurojmë votat, 61, për ta rrëzuar qeverinë, kemi kërkuar që seancat të jenë të rregullta me jo më shumë se 10 pika të rendit të ditës. Edhe nëse nuk ka kuorum për t’i votuar ligjet të paktën të ketë një diskutim për to”, thekson Pantina. 

Ndryshe, sot në rend të ditës ishin rreth 70 pika të rendit të ditës, ndër to edhe miratimi i shumë projektligjeve të shqyrtuara në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat