Eskalon debati: Teuta Haxhiu e krahason me dhelpër deputeten e LVV-së

Aktuale

Eskalon debati: Teuta Haxhiu e krahason me dhelpër deputeten e LVV-së

Nga: N.Sh Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:21
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka krahasuar me dhelpër deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollin, pasi kjo e fundit ka reaguar ndaj kryeministri Ramush Haradinaj.

Haxhiu, thotë se, Pacolli nuk do e arrinë Haradinajn as sot e asnjëherë, madje e quan reagim të ultë të saj.

Ja postimi i plotë:

Dhelpra kur e pa që rrushin nuk e arrinte dot, tha se qenka i thartë, duke e mashtruar në radhë të parë veten e pastaj të tjerët.

Kështu po më n’ngjanë edhe puna e reagimit të deputetes Pacolli ndaj kryeministrit Haradinaj , të cilin nuk e arrinë dot , as sot e asnjëherë. E më së paku me reagime të tilla të “ulëta”.

Në rastin konkret, kryeministri në Francë po e bën detyrën e tij për vendin e tij, duke kërkuar liberalizimin e vizave, kundër të cilit vazhdimisht kanë lobuar bashkëpartiakët e Fitores, kudo që u është dhënë mundësia...kundër qeverisë dhe shtetit të tyre, nga i cili i gëzojnë të gjitha benefitet e mundshme.

Kjo është e tmerrshme dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat