Shqiptarja e Kosovës vrau burrin në mënyrë misterioze në Francë, Gjykata në Prishtinë e merr këtë vendim

Aktuale

Shqiptarja e Kosovës vrau burrin në mënyrë misterioze në Francë, Gjykata në Prishtinë e merr këtë vendim

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 13:42
Shqiptarja e Kosovës vrau burrin në mënyrë misterioze në Francë, Gjykata në Prishtinë e merr këtë vendim

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën, ka marrë aktvendim me të cilin e ka mbyllur për publikun, seancën në rastin ku Suzana Zogiani–Sekiraqa, akuzohet se më 21 nëntor 2018, në banesën e saj në Dole të Francës  kishte vrarë në mënyrë mizore bashkëshortin e saj.

Vendimit për mbylljen e seancës, i ka paraprirë kërkesa e avokatit të të akuzuarës, Sedali Zejnullahu, i cili tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe provave që ata do të propozojnë që të nxirren gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, kërkon që publiku të përjashtohet nga seanca.

Ndërsa, gjykatësi Beqir Kalludra, pas këtij propozimi, me vendim në bazë të dispozitave ligjore, e ka shpallur të mbyllur për publikun këtë gjykim, ndërsa vendimi në formë të shkruar, sipas tij, do të merret më pas.

Paraprakisht, e akuzuara Zogiani-Sekiraqa tha se dëshiron të deklarohet, por disa gjera sipas saj, nuk mund t’i thotë në publik.Në seancë ishte prezent prokurorja Bukurije Gjonbalaj dhe prindërit e tani të ndjerit, të cilët në cilësi të palës së dëmtuar, nuk janë deklaruar fillimisht për kërkesën pasurore-juridike.

Ndryshe, Zogiani-Sekiraqa, në seancën fillestare të mbajtur më 21 shkurt 2019, ishte deklaruar e pafajshme duke pretenduar se veprën penale e kishte kryer në vetëmbrojtje.Ndërsa, më 26 mars 2019, gjatë shqyrtimit të dytë për këtë rast, avokati i saj kishte prezantuar kërkesën për hudhje të aktakuzës.

Sipas kërkesës për hedhjen e aktakuzës, e akuzuara nuk e kishte mohuar asnjëherë se ka kryer veprën penale të vrasjes, pasi ishte vetë dorëzuar në Ambasadën Franceze në Prishtinë, por avokati Zejnullahu, pretendon se prokuroria nuk i ka vlerësuar rrethanat dhe gjendjen shpirtërore që kishin dërguar deri te kryerja e një vepre të tillë.Mbrojtja me anë të kësaj kërkese, po ashtu pretendon se prokuroria ka injoruar faktin se tani i ndjeri kishte qenë shumë i dhunshëm ndaj të akuzuarës dhe se ai kishte edhe masë mbrojtëse me të cilën i ndalohej që t’i ofrohej bashkëshortes dhe fëmijëve dhe se ai ishte edhe përdorues i substancave narkotike.Sipas kësaj kërkese për hudhjen e aktakuzës, në momentin kritik, pas të cilit kishte mbetur i vdekur bashkëshorti i saj, e akuzuara ka vepruar në vetëmbrojtje pasi ai ka dashur që ta privonte nga jeta atë me sëpatë, por kjo ia ka marrë nga duart atë dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur.

Pretendimet e tilla të mbrojtjes, i kishte kundërshtuar prokurorja Bukurije Gjonbalaj, e cila kishte thënë se prokuroria ka prova të mjaftueshme të cilat dëshmojnë se tani e akuzuara ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, duke i propozuar gjykatës që kundërshtimin e mbrojtjes ta hedhë poshtë dhe të vazhdohet me shqyrtimin gjyqësor.

Derisa, në seancën dëgjimore që ishte mbajtur më 30 tetor 2018, e akuzuara kishte kërkuar që të ekstradohej në Francë, duke thënë se autoritetet atje janë në njohuri të plotë për rastin.Sipas aktakuzës së ngritur më 8 shkurt 2019, Zogiani-Sekiraqa, akuzohet se më 21 nëntor 2018, rreth orës 08:30, në banesën e saj në Dole të Francës ku ishin duke jetuar se bashku me bashkëshortin e saj A.S, tani të ndjerin, ajo me dashje e ka privuar atë nga jeta në mënyrë mizore.Prokuroria pretendon se Zogiani këtë veprim e kishte kryer duke e goditur me mjet të mprehtë – sëpatë të paktën 11 herë në pjesë të ndryshe të qafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat