Haradinaj e ka një ëndërr jetësore

Aktuale

Haradinaj e ka një ëndërr jetësore

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:10
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se pas vizitës në Francë, është arritur një progres i madh, pra ky vend, sipas tij nuk do e pengojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

"Në bazë të planifikimit të mëhershëm, të samitit ,kam kërkuar një takim me ministrin e brendshëm, kam takuar edhe Martën, qëllimi kryesor ka qenë liberalizimi i vizave, është arritur një progres i madh, qëndrimi i tyre është që Franca nuk e pengon Kosovën në këtë proces. Do të kërkoj të shkoj edhe në Hagë ,jo në burg, por takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Holandës. E kam një ëndërr jetësore që ta shoh se u krye edhe ky proces”, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë

***

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur nga gazetarët për shumë tema. Njëra ndër to është edhe inicimi i opozitës për ta rrëzuar Qeverinë që udhëhe ai.

Haradinaj tha se kohëve të fundit nuk është marr shumë me këtë temë por sipas tij në momentin që arrijnë t’i bëjnë  61 nënshkrime, le ta bëjnë.

"Na pshtojnë dhe shkojmë në zgjedhje", tha Haradinaj.

Ai tha se  nuk është mërzitur që nuk ka pasur rol deri më tani në procesin e dialogut me Serbinë, sepse sipas tij si i tillë ka qenë i devijuar.

 I pyetur se a do të marrë këshilla nga presidenti, por jo ato të shkëmbimit të territoreve.    

 "Hapat e tjerë nuk i ndërmarrë i vetëm. Unë nuk mundem me përfaqësu Kosovën pa gjithë përfshirje. Kam përfaqësuar një qëndrim kushtetues për mos prekshmërinë e integritetit... nuk kam bërë kompromis me këdo qoftë, nëse ka këshilla që ndihmojnë janë të mirëseardhura. Finalja e marëdhënieve është njohja reciproke me kufijtë ekzistues, e këshillat tjera le t'i mbajnë në shtëpi", ka thënë ai.

Ramush Haradinaj në konferencë (Drejtpërdrejt)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat