Ky është plani i policisë për sezonin veror

Aktuale

Ky është plani i policisë për sezonin veror

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka përgatitur një plan operativ të quajtur ‘Sezoni veror 2019’.

Ky plan po bëhet për shkak se në këtë sezonë numri i bashkatdhetarëve  që vinë në Kosovë është i madh, e po ashtu qarkullim intensiv ka edhe nga Kosova për në Shqipëri për shkak të shfrytëzimit të bregdetit shqiptar për pushime.

Ky ka për qëllim, garantimin e sigurisë së përgjithshme, menaxhimin e pikëkalimeve kufitare (për efikasitet dhe qarkullim të lehtësuar dhe pa pengesa.) menaxhimi dhe kontrolli i trafikut rrugor ( numri i automjeteve vlerësohet të jetë në rritje, dendësi në trafik, nevoja për parkingje, nevoja për rregull dhe respektim te ligjit ne trafik për te shmangur tollovitë, përdorimi i alkoolit etj.

Me 29 maj të këtij viti (2019), poashtu është nënshkruar, “Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Shqipërisë”, nga dy drejtorët e policisë, Rashit QALAJ dhe  Ardi VELIU, marrëveshje që ka filluar së implementuari nga 1 korriku (2019). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat