Jahjaga në Ferizaj takohet me gratë e e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian

Aktuale

Jahjaga në Ferizaj takohet me gratë e e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian

Nga: Z.B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:32
Pamje nga takimi

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se sëbashku me koordinatorën për Zhvillim të OKB-së në Kosovë Znj. Ulrika Richardson, ishin në Ferizaj për një bashkëbisedim me garatë e komunitetit romë, përcjell “Bota sot”.

Jahjaga këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka shkruar se në këtë takim të organizuar nga UNHCR, biseduam për sfidat e grave të këtyre komuniteteve dhe mundësitë për të adresuar këto sfida

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson, ishim në Ferizaj në një bashkëbisedim me gratë e komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian. Në këtë takim të organizuar nga UNHCR, biseduam për sfidat e grave të këtyre komuniteteve dhe mundësitë për të adresuar këto sfida. Jam tejet e inspiruar me entuziazmin e grave pjesëmarrëse për të punuar shumë drejt një jete më të mirë për ato dhe familjet e tyre, dhe besoj që me vullnetin që treguan sot ato do të jenë të suksesshme, dhe model i mirë i bashkëjetesës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat