Prishtina do donte të gjykonte Pavkoviçin për veprat për të cilat ka vuajtur dënimin?

Aktuale

Prishtina do donte të gjykonte Pavkoviçin për veprat për të cilat ka vuajtur dënimin?

Nga: F.B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:14
Foto iliustrim

Prokurori dhe gjyqtari hetues nga Kosova kanë qëndruar në Finlandë me qilim që të bisedojnë me të dënuarit e Gjykatës së Hagës ish-gjeneralin e ushtrisë së Jugosllavisë Nebojsha Pavkoviç, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Si mësohet jo zyrtarisht ata duan që atë të e gjykojnë në Prishtinë. Pavkoviç ka refuzuar të bisedoj me ta, duke deklaruar se është qytetar i Serbisë prej të cilës do kërkoj mbrojtje mësohet jo zyrtarisht.

Plani i Prishtinës është që Pavkoviç pas kryerjes së dy të tretave të burgut nga dënimi, të arrestohet nga finlandezët në bazë të fletë-arrestimit të Kosovës dhe të e dorëzojnë në Prishtinë, ku do dënohej për veprat e njëjta.

Nebojsha Pavkoviç është dënuar në vitin 2014 me 22 vjet burg për krime të luftës të kryera në vitin 1999 në Kosovë. Ai u shpall fajtor si komandant i Armatës së tretë të ushtrisë së Jugosllavisë në 5 pikat a e aktakuzës për zhvendosje, depërtim, vrasje edhe dëbim të banorëve shqipgtarë të Kosovës në pjesën  e parë të vitit 1999. Ndërsa burgun po e vuan në Finlandë.

Pavkoviç është dorëzuar në Gjykatë në vitin 2005 ndërsa fillimisht ka qëndruar në paraburgim në Sheveningen. Në bazë të rregullave të Tribunalit të Hagës të dënuarit mund të kërkojnë lëshim të parakohshëm nga burgu kur vuajnë 2 të tretat e dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat