Haradinaj: Franca nuk e bllokon Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave - Bota Sot
Haradinaj: Franca nuk e bllokon Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Aktuale

Haradinaj: Franca nuk e bllokon Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:31
Kryeministri Ramush Haradinaj

Pas vizitës që e kishte në Francë me ministrin e Punëve të Brendshme Christophe Castaner, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se është arritur një progres i madh.

Sipas këtij të fundit, Franca nuk do e bllokojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Haradinaj:  Franca nuk e bllokon Kosovën në liberalizim e vizave

“Qëllimi kryesor ka qenë ai i liberalizmit të vizave edhe shpjegimi i gjendjes së Kosovës. Mund të them që është arritur një progres i madh në takimin me ministrin. Qëndrimi përfundimtar i ministrit është se Franca nuk e bllokon këtë temë me zhvillimet e mëtejme. Për të marrë një qëndrim ”Po” në përkrahje të brendshme, pra për t’ia konfirmuar edhe vetes, e kemi filluar edhe një proces po ashtu të shkëmbimit të informatave të ndërsjelltë. Kësaj here me mua ishte edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj”, tha ai.

Këto deklarata ai i dha në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj siguroi që Franca nuk e bllokon ecjen përpara në agjendë, por edhe marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo sipas tij është edhe ëndërr jetësore që Kosova të përfundojë edhe këtë proces.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat