Gecaj për Haradinajn: Është në anën humbësve dhe të shkelësve të kushtetutës

Aktuale

Gecaj për Haradinajn: Është në anën humbësve dhe të shkelësve të kushtetutës

Nga: N.H Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:37
Bajram Gecaj

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i hidhëruar me opozitën, duke qenë se pas kërkesës së këtyre të fundit Gjykata Kushtetuese e shpalli si antikushtetues Ekipin Negociator për dialogun me Serbinë.

Ndërsa, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Haradinaj, pasi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një fitore historike e Kosovës.

Gecaj, lidhur më këtë, thotë se mbase edhe mund të jetë e vërtetë, mirëpo, sipas tij, kryeministri Haradinaj nuk është në anën e fituesve, por në atë të humbësve dhe të shkelësve të kushtetutës.

“Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri Haradinaj paska thënë: “Mendoj që kjo është një fitore historike e Kosovës”! Kjo mbase edhe mund të jetë e vërtetë, por Haradinaj nuk është në anën e fituesve, por në atë të humbësve dhe të shkelësve të kushtetutës!”, shkruan Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat