Paralajmëron frikshëm profesori i Parisit: Kohë të vështira po vijnë për Kosovën

Aktuale

Paralajmëron frikshëm profesori i Parisit: Kohë të vështira po vijnë për Kosovën

Nga: N.H Më: 2 korrik 2019 Në ora: 21:02
Pamje nga takimi i sotëm të Këshillit të Evropës

Në takimin e sotëm të Këshillit të Evropës është marrë vendimi që në pozitën e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të jetë shefi i diplomacisë spanjolle, Josep Borrell. Ai në këtë pozitë do ta zëvendësojë Federica Mogherinin.

E lidhur më këtë ka reaguar edhe ligjëruesi dhe profesori Nezir Kraki. Ai në postimin e tij në Facebook alarmon se më zgjedhjen e Borrell, po vijnë kohëra të vështira për Kosovën, dhe për integrimin si dhe për pajtimin ballkanik.

Ai tregon se Spanja mbetet kundërshtuesja më e madhe e Kosovës brenda BE-së dhe Borrell njihet për pozicionin e tij pro serb, kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nezir Kraki

Lajm aspak i mirë:

Ministri i jashtem spanjoll Josep Borell emerohet ne krye te diplomacise evropiane, ne vend te Frederica Mogherinit.

Spanja mbetet kundershtuesja me e madhe e Kosovës brenda BE-së dhe J Borrell njihet per pozicionin e tij pro serb kur behet fjale per Kosoven.

Kohë të vështira po vinë për Kosovën, për integrimin dhe për pajtimin ballkanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat