Gorani – VV-së e LDK-së: Fillimisht u përpoqët të na kushtëzoni e më pas na pretë udhën në dialog

Aktuale

Gorani – VV-së e LDK-së: Fillimisht u përpoqët të na kushtëzoni e më pas na pretë udhën në dialog

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 21:07
Dukagjin Gorani

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani, në Rubikon të KTV’së u ka thënë dy përfaqësuesve opozitarë, Driton Selmanajt të LDK’së e Albulena Haxhiut të Vetëvendosjes, se edhe ai do të donte që situata reale në vend të ishte më ndryshe.

Gorani ka thënë se edhe ai pajtohet që presidenti e kryeministri do të duhej të jepnin dorëheqje, por ja që një gjë e tillë nuk po ndodh.

Në një moment ai i ka thënë Haxhiut se cili do të ishte propozimi i saj për dalje nga kjo situatë.

“Ish dashtë kryeministri me dhanë dorëheqje, edhe presidenti. Qe s’po dojnë. Nuk jemi në situatë çfarë duhet të jemi. Kish me qenë mirë nëse kish pas moral kështu sic po thoni ju, por nuk po ndodh kështu”, ka thënë Gorani.

Ai ka përmendur edhe përpjekjet për kushtëzim të dialogut nga radhët e partive opozitare, të cilat refuzuan t’i bashkohen ekipit negociator.

Gorani, tutje tha se opozita ‘ia preu udhën ekipit negociator’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat