Thaçi i pikëlluar për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit

Aktuale

Thaçi i pikëlluar për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit

Nga: G.B Më: 2 korrik 2019 Në ora: 22:31
Florijana Ismaili

Sot është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të kombëtares zvicerane Florijana Ismailit.

Lidhur me këtë lajm është shprehur i pikëlluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e saj, duke thënë se ndajmë dhimbjen me familjen Ismaili.

Postimi i tij i plotë:

Më pikëlloi lajmi për gjetjen e trupit të pajetë të Florijana Ismailit, futbollistes së kombëtares zvicerane me prejardhje nga Lugina e Preshevës. Ndajmë dhimbjen me familjen Ismaili dhe gjithë miqtë e saj. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të saj! HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat