Profesori ndërkombëtar thirrje publike për Haradinajn: Të shkarkohet Pacolli, po synohet një e keqe e madhe për Kosovën

Aktuale

Profesori ndërkombëtar thirrje publike për Haradinajn: Të shkarkohet Pacolli, po synohet një e keqe e madhe për Kosovën

Nga: N.H Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:34
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës. Njoftimi është bërë nga dy ministrat Cakaj e Pacolli, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje midis dy vendeve.

Ndërsa, pas kësaj marrëveshjeje ka reaguar fuqishëm edhe profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi.

Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë një thirrje për kryeministrin Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë ministrin Pacolli, për shkak që sipas tij, me këtë akt po synohet zhbërja e shtetit të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Sot ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, perkatësisht Genti dhe Pacolli, nënshkruan një marrëveshje për unifikimin e shërbimit diplomatic të të dy vendeve.

I bëj thirrje kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj, ta hedh poshtë ketë marrëveshje dhe ta shkarkojë ministrin e qeverisë së tij, sepse me këtë akt synohet shbërja e shtetit të Kosovës, synohet rikthimi I idesë së ndarjes së Kosovës dhe sjell dobësimin e politikës së institucioneve të saj.

Zoti Haradinaj duhet të mbaje qendrim te rreptë per kete akt anti-kosove e antikombetare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat