Thaçi vendosë nëse do ta pranojë ftesën e Dodikut

Aktuale

Thaçi vendosë nëse do ta pranojë ftesën e Dodikut

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 09:47
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim të mos e pranojë ftesën e kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik për të vizituar vendin javën e ardhshme me rastin e Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Pas diskutimeve të gjata, siç shkruan mediumi boshnjak Klix, Thaçi vendosi të mos udhëtojë në Bosnjë e Hercegovinë duke insistuar në qëndrimin se zyrtarisht Sarajeva duhet së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Edhe muajin e kaluar, presidenti i Kosovës nuk pranoi të merrte pjesë në konferencën vjetore të EBRD-së që u mbajt në Sarajevë.

Edhe asokohe, ai përmendi faktin se Bosnjë dhe Hercegovina nuk e njohu Kosovën si një arsye për dështimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat