Pronarët e kiosqeve protestojnë para Komunës: Po diskriminohemi nga komuna

Aktuale

Pronarët e kiosqeve protestojnë para Komunës: Po diskriminohemi nga komuna

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 10:13
Protesta

Pronarët e kiosqeve të Prishtinës kanë protestuar para Komunës së Prishtinës.

Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë.

Sadudin Hasani, kryetar i Shoqatës për Biznese të Vogla- Kioska, tha ata pranojnë vetëm kushtin për ndërrimin e kioskave të reja sipas planit dhe në pikat e caktuara nga Drejtoria e Urbanizmit.

“Kërkojmë që të hiqen kriteret diskriminuese nga ana e Komunës së Prishtinës në ankandin e shpallur, për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të pronës në afat prej 15 viteve për vendosjen e qoshqeve në rajonin e Komunës së Prishtinës. Ato kritere janë: 5 milion euro qarkullim për 3 vitet e fundit. Rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve markete me pakicë në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

“Kërkesat tona janë: Qe asambleja komunale e Prishtinës të votojë me shumicë të votave në asamble që shfrytëzuesve aktual të na vazhdohet e drejta e shfrytëzimit të hapësirës ku ne punojmë nga 10 vjet deri në 40 vjet në vendet e njëjta dhe për ne është e pranueshme që të paguajmë taksën komunale për shfrytëzimin e hapësirës”.

“…sipas taksës që është aktuale për metër katrorë në bazë të ligjeve dhe sipas zonës ku janë të vendosura kioskat. Ne pranojmë kushtin për vetëfinancim për ndërrimin e kioskave të reja sipas planit dhe në pikat e caktuara nga Drejtoria e Urbanizmit”.

Kurse në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat