Vjen goditja për PSD-në nga Vetëvendosje

Aktuale

Vjen goditja për PSD-në nga Vetëvendosje

Nga: G.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:57
PSD

PSD ka propozuar që qytetarët e Kosovës të paguajnë nga 20 euro në vit për RTK-në.

Pas këtij propozimi, ka ardhur reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e kanë kundërshtuar këtë, përcjell Bota sot.

Deputetja Drita Millaku ka thënë se ushtria është me mungesë buxheti për ekzistencë, derisa ka thënë se më logjike do të ishte të paguhen për ushtri nga 20 euro.

Postimi i tij i plotë:

Derisa ushtrisë sonë po i mungon buxheti për ekzistencë, po na dalin edhe propozime që RTK-së t'i paguhen nga 20 euro në vit nga qytetarët.
A kishte qenë më mirë dhe a do të ishte më e logjikshme që këto 20 euro t'i paguajmë për ushtrinë pasi qeveria nuk po ndan buxhet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat