Zeka flet për krizën në veri, tregon kujt po i konvenon 

Aktuale

Zeka flet për krizën në veri, tregon kujt po i konvenon 

Nga: G.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:56
Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në Evropë ku rrogat në punët e shtetit janë disa herë më të larta se ato në sektorin privat, përcjell Bota sot.

Ai thotë se deputetët, qeveritarët e shërbyesit civilë jetojnë nga sektori privat dhe të gjitha këto po ndikojnë në ikjen masive të qytetarëve nga Kosova, gjë që nuk i shqetëson aspak drejtuesit e shtetit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka thënë se Vuçiq sikur e ka të koordinuar politikën e tij me atë të Prishtinës, derisa thotë se kriza në veri po ju konvenon të dy palëve.

Postimi i tij i plotë:

Kosova eshte i vetmi vend ne Europe ku rrogat ne punet e shtetit jane disa here me te larta se sa ato ne sektorin privat. Te gjithe deputetete, qeveritar e sherbyes civil jetojme nga sektori privat, te cilin e hame dhe e shkaterrojme cdo dite permes doganave, taxave, e mbi te gjitha haraçin dhe byrokracine e dores te shtetit.
Krejte keto pengesa po ndikojne ne ikjen masive te qytetareve nga ky vend. Kjo nuk po i shqeteson aspak drejtuesit e shtetit. Vuçiqi ban be e ka te kordinueme politiken e tije me ate te Prishtines. Shikojeni krizen ne veri. Dy paleve po ju konvenon..,

Duhet me dite qe shteti duhet me mendu te keta njereze...!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat