Haradinaj i reagon Rexhep Selimit: Gëzoju ushtrisë

Aktuale

Haradinaj i reagon Rexhep Selimit: Gëzoju ushtrisë

Nga: Z.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 16:50
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LVV-së, Rexhep Selimi, ku ky i fundit ka adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar nga deputeti Selimi që t’i gëzohet ushtrisë.

“Rexhep, gëzoju ushtrisë”, ka shkruar në Facebook, Daut Haradinaj.

Ndryshe deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, theksoi se pas shtatë muaj që nga miratimi i ligjit, procesi i transformimit të Ushtrisë nuk ka filluar akoma së realizuari.

“Ku jemi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, qytetarët e kanë dashur formimin e saj. Presidenti nuk donë që t’i dekretoj liderët kyç, gjeneralët dhe drejtorët. Më 21 maj është dashur të përfundojë pjesa e parë 4 mujore, ky afat ka përfunduar që një muaj e gjysmë. Gjatë periudhës së parë është dashur të arrihen këto objektiva. Riorganizimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. Është dashur të bëhet shefi i shtabit të FSK, gjeneralët. Këto faza është dashur të përfundohen. Ministria e Mbrojtjes është në kaos, objektivi i tyre është mbushja me militantë partiak. Po ashtu dhe shkarkimi i sekretarit në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat