Gecaj: Po të kishte nderë, Qeveria Haradinaj do tërhiqej

Aktuale

Gecaj: Po të kishte nderë, Qeveria Haradinaj do tërhiqej

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:27
Bajram Gecaj

Zyrtari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka dhënë kritika ndaj Qeverisë Haradinaj duke e quajtur ”të pandershme” pasi pas gjithë dështimeve të ndodhura, nuk po jep dorëheqje.

”Ne kemi probleme serioze, këtë kanë bërë zero aktivitet në dialog. Në orën e qeverisë tonë ne kemi shkuar dhe kemi dialogu. Ka rezultate. Por qëllimi është të zvarritet që kjo qeveri të zgjatet sa më shumë”.

”Si kemi shtyrë ligjet por presidenti.  Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë këto probleme me dialog dhe çështjet e kufirit. Ai vet është deklaruar publikisht, sepse ai ka pasur marrëveshje gojore, që nëse do të bëhesh kryeministër ti s’përzihesh në dialog”.

”Të gjithë kanë bërë shkelje Kushtetuese, këta me veprimet e tyre kanë dashur ta ndërrojnë sistemin tonë politik. Po të kishte pak nderë kjo qeveri do të ishte tërheq. Vet fakti që është krijuar një qeveri, kanë pasur vota më shumë. Situata ka ndryshuar në esencën që këta nuk e kanë një prej shtyllave kryesore që e ka krijuar këtë Qeveri, Listën Serbe”.

Gecaj në Info Magazine të Klan Kosovës theksoi që Qeveria Haradinaj do të ishte rrëzuar po të mos kishte qenë Partia Social Demokrate.

”Këta e kanë gjetur tashmë një rrugë tjetër. Kjo qeveri kish ra në çështjen e buxhetit po të mos ishte PSD-ja. PSD-ja po luan lojën as mish, as peshk. Nuk ka asnjë problem të rrëzohet qeveria.  Nuk kemi nxjerrë ende mocionin. Kjo qeverisje ka provuar se radikalizmi i Vetëvendosjes ka qenë radikalizëm i AAK-së dhe Nismës”.

”Sistemi ynë është republikë parlamentare dhe kryeministri duhet ta udhëheqë dialogun, por nuk pati guxim. Të gjithë e dimë që kumar i këtij koalicioni është Hashim Thaçi. Zgjedhje sepse kjo qeveri funksionon vetëm me 41 vota. Një qeveri që duhet të hyjë në dialog me Serbinë duhet t’i ketë minimun 51 shqiptarë e jo të varet nga Lista Serbe”.

”Ramush Haradinaj para se me u bë kryeministër ka thënë se nuk duam Asociacion dhe pasi u bë kryeministër tha se do të bëhet Asociacioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat