Shukri Buja tregon se si i iku autoriteteve të Maqedonisë që donin ta depërtonin në Serbi

Aktuale

Shukri Buja tregon se si i iku autoriteteve të Maqedonisë që donin ta depërtonin në Serbi

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 21:58
Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka treguar se si ka arritur t’i shmanget një arrestimi nga autoritetet e Maqedonisë disa vite më parë.

Buja ka thënë 157 eprorë dhe ushtarë të UÇK-së janë në një listë që quhet “listë nën hije” dhe të gjithë personat në atë listë mund të arrestohen në momente kur e aktivizon Serbia.

“Në çdo moment Serbia mund të aktivizojë atë listë. Në momentin kur kanë dashur të më arrestojnë mua në Maqedoni, lista është aktivizuar për 17 persona”.

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes thotë se Maqedonia dhe Serbia kanë një marrëveshje për ekstradim të shpejt dhe mua fare lehtë mund të më depërtonin në Serbi dhe të nesërmen mund të kërkonin falje se ka qenë një gabim.

“Jam nisur për të shkuar në aeroport të Shkupit për të udhëtuar në Stamboll. Në kufi të Maqedonisë më kanë ndalur dhe kanë filluar të më verifikojnë pasaportën. Policës shqiptarë më kanë thënë se je në listën e Interpolit i ndjekur nga Serbia. Kam komunikuar me një zyrtarë shtetërorë të Maqedonisë që ishte shqiptar për të ditur si të veprojë”.

“…Funksionari shqiptarë më ka thënë: Më mirë se unë e di se çfarë mund të ndodh këtu. Ti e dinë se çka duhet të bësh. Kjo fjalia “ti e dinë se çka duhet të bësh” më ka lënë me nënkuptua se unë duhet të largohem sepse asnjë shqiptarë nuk ka mundësi që të ndikojë që unë të lirohem”, tha Buja në “Debat Plus”.

Buja thotë se nga ai moment ai ka lënë pasaportën te autoritetet derisa kishte kuptuar se edhe njësia speciale e forcave maqedonase ishte nisur nga Shkupi për të arrestuar atë.

“Jam nisë në drejtim të Kosovës në zonën “tampon”. Policia maqedonase nuk ka pasur guximin të më përcjell sepse i është frikuar Policisë së Kosovës në kufi. Unë kam vazhduar ecjen në këmbë deri kam dalë në zonën e Kosovës. Me të arritur në Kaçanik kam lajmëruar ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj për të kërkuar sqarime pse ka ndodhur rasti”.

Ish-kryetari i Lipjanit thotë se të nesërmen e këtij incidenti, vetëm se ishte zyrtarizuar kërkesa nga Interpoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat