Lutfi Haziri tregon a ka bërë marrëveshje me Vjosa Osmanin dhe çfarë po raporte kanë me Isa Mustafën

Aktuale

Lutfi Haziri tregon a ka bërë marrëveshje me Vjosa Osmanin dhe çfarë po raporte kanë me Isa Mustafën

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:07
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për pretendentët kryesorë për kryetar të partisë, përfshirë edhe deputeten Vjosa Osmani. Ai ka thënë se vetë e ka shkaktuar konfliktin me Osmanin. Haziri ka komentuar edhe mundësinë që kryetari i tanishëm, Isa Mustafa, të synojë një mandat tjetër.

Papritmas ndryshuan deklaratat që Osmani e Haziri i bënin për njëri-tjetrin. Ata që dikur quheshin mashtrues, tash kanë zbutur qëndrimet.

Haziri thotë se polemikat me deputeten Osmani i ka shkaktuar me qëllim, sepse, sipas tij, dallimet brenda partisë duhet të shihen. Ka përmendur temën e korrigjimit të kufirit me Serbinë, që ai e përkrah ndërsa Osmani vazhdimisht e ka kundërshtuar.

“Unë e kam shkaktuar polimikën. Ajo është bërë me qellim. Dallimet s’kanë nevojë të fshihen. Tema ndoshta ka qenë e ndijshme dhe jo e nevojshme. Por, s’ka pasur asgjë personale”, ka thënë Haziri.

Ai thotë se tani ka reflektuar dhe se nuk duhet të shkaktohen zhurmë brenda LDK’së.

“Duhet me ndërtu unitet, me zhvilliu demokracia”, ka shtuar ai.

Hazirit vetë thotë se dëshiron që kryetari i LDK’së të zgjedhet me një marrëveshje.

“Unë jam për një marrëveshje politike sikur që ndodhë cdokunë tjetër. Mërrëveshje për udhëheqje të LDK’së, për kryetar”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.

I pyetur nëse Mustafa po tenton të krijojë marrëveshje që i japin përkrahje për një mandat tjetër në krye të partisë, Haziri thotë se nuk është në dijeni për diçka të tillë dhe se marrëveshjet ‘duhet të bëhet me ata që i japin sukses, dhe sukses i japin anëtarët e kryesisë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat