Haziri: Vetëvendosje nuk mund t’i pranojë sukseset e njerëzve, ata vijnë nga forumi rinor i PDK-së

Aktuale

Haziri: Vetëvendosje nuk mund t’i pranojë sukseset e njerëzve, ata vijnë nga forumi rinor i PDK-së

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:37
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri thotë se Vetëvendosjen e quan “Lëvizje të kuqe”, ndërsa thotë se ata vijnë nga forumi rinor i PDK’së. Haziri thotë se janë përafruar si opozitë, por se ai nuk ia harron Albin Kurtit dhe VV’së të bëmat.

“Vetëvendosja nuk munet me pranu suksesin e njerëzve”, ka thënë Lutfi Haziri në Pressing.

Haziri poashtu përmendi edhe bashkëpunimin e tij me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Unë kam pasur bashkpunim me Albin Kurtin derisa ai nuk ka hy në politikë. Në momentin kur ka hy në politikë ne i kemi nda rrugët”, ka thënë nënkryetari i LDK’së, Haziri.

Ai e quajti subjektin politikë të Kurtit Lëvizje të kuqe dhe forum i marksizëm leninizmit që dalin PDK’ja.

“Lëvizja e kuqe janë të majtë, sepse e dijmë çfarë simboli kanë partitë e majta. Vetëvendosja janë forum i marksizëm leninizmit që kanë dalë nga PDK’ja”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat