Rugova: Qeveri e kriminalizuar, logjikë haraçi e zhvatjeje

Aktuale

Rugova: Qeveri e kriminalizuar, logjikë haraçi e zhvatjeje

Nga: Z.B Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:50
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, e ka quajtur Qeverinë e Kosovës mendjeprishur, sipas tij, 400 milion euro të buxhetit të shtetit janë ndarë për objekte qeveritare në Hajvali, përcjell “Bota sot”.

Rugova këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se në spital nuk ka ilaçe, s’ka as hidrogjen e fasha, nuk ka as penj për sallat e operimit.

Tutje, Rugova ka shkruar se në vend se këtë mjete të investohen në nevojat imediate të shëndetësisë dhe arsimit, sipas tij, janë fushat më të rëndësishme, ai thotë se kjo Qeveri vazhdon me logjikën e vjetër kriminale dhe nuk lodhen për mirëqenien shëndetësore dhe sistemin e arsimit në vend

Postimi i plotë:

Qeveritarë mendjeprishur!
Afër 400 milion euro të buxhetit të shtetit për objekte qeveritare në Hajvali!
Në spitale ska ilaçe, ska hidrogjen, ska fasha e as penj për sallat operative!
Në vend që me urgjencë këto mjete të investohen në nevojat imediate të shëndetësisë dhe arsimit që janë fushat më të rëndësishme, këta vazhdojnë me logjikën e vjetër kriminale dhe nuk lodhen për mirëqenien shëndetësore dhe sistemin e arsimit në vend!?
Ku janë ministri i shëndetësisë dhe ai i arsimit?!
Qeveri e kriminalizuar, logjikë haraçi e zhvatjeje! Ju mbetshin në fyt!
Injorantë të paditur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat