Ramadani uron SHBA-të: Kosova aleat i besueshëm dhe përherë mik i juaji

Aktuale

Ramadani uron SHBA-të: Kosova aleat i besueshëm dhe përherë mik i juaji

Nga: G.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka uruar miqtë amerikanë për ditën e pavarësisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova është aleat i besueshëm dhe do të jetë përherë mik i tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Gjithë miqve tanë amerikanë - URIME DITA E PAVARËSISË!

Tash e 243 vjet, Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së, ka frymëzuar gjenerata, shtete e liderë.
Kosova është aleat i besueshëm dhe do të jetë përherë vend mik i SHBA-së, sepse në besojmë në vlera dhe parime që Amerika ka në Preambulën e saj të Pavarësisë.

Jemi krenar për miqësinë tonë dhe do ta ruajmë përjetë më të lartin respekt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat