Zogiani përsëri flet për interesat jetike të Thaçit e Batonit

Aktuale

Zogiani përsëri flet për interesat jetike të Thaçit e Batonit

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:14
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu kanë interesa jetike.

Zogiani duke e komentuar idenë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, thotë se Thaçin e Haxhiun i kupton, mirëpo nuk i kupton disa të tjerë se nuk kanë aq shumë përfitime nga kjo “rryma për shkëmbimin e veriut të Kosovës”.

Ai thotë se, Serbia e ditë se po e patën Trepçën, e kanë edhe Kosovës, pasi pavarësia e Kosovës është e pazbatueshme me Trepçën në duart e Serbisë.

Lexojeni postimin e plotë:

E kuptoj Thaçin e Batonin (kane interesa jetike), por nuk i kuptoj do tjere qe nuk kane aq shume perfitime nga kjo rryma qe perkrah shkembimin e veriut...

Siç duket s'kane arrite me e kuptue pse gjithmone ka pasur perpjekje te Serbise per me e marre kete pjese.

Serbet e dijne se, po e paten Trepçen, e kane Kosoven, sepse pavaresia e Kosoves eshte e pazbatueshme me Trepçen ne duar te serbeve!

Ne thjeshte do te jemi punetore ne vlerat qe kontrollojne serbet, si dikur ne Jugosllavi qe ishim kryesisht punetore krahu, sepse Trepça kontrollohej nga dikush tjeter!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat