Thaçi uron SHBA-të, tregon pse ky përvjetor është i veçantë për Kosovën

Aktuale

Thaçi uron SHBA-të, tregon pse ky përvjetor është i veçantë për Kosovën

Nga: G.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 09:52
Flamuri amerikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar SHBA-të për përvjetorin e 243-të.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, pasi përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë.

Postimi i tij i plotë:

Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë! HTH./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat