Ndërron jetë veprimtari Gani Sylaj

Aktuale

Ndërron jetë veprimtari Gani Sylaj

Nga: G.B Më: 4 korrik 2019 Në ora: 10:30
Gani Sylaj

Sot ka ndërruar jetë veprimtari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka shprehur ngushëllime për familjen Syla.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në mëngjes u nda nga ne fizikisht, veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj.

Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.

Nga sot, radhët e armatës së shtetndërtuesve, i mungon një nga emrat më të shkëlqyer, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi ndërtimit të vendit, debatit demokratik në komunën tonë dhe përhapjen e kulturës demokratike, për debat, për avancim të kulturës tonë politike.

Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Syla, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat